EMRI+FOTO/ 21-vjeçari shqiptar aksidentohet për vde*je në Itali/ Pas përplasjes me një mjet të parkuar përfundoi në rrugë, u godit nga një makinë tjetër

ITALI- Një aksident tragjik është regjistruar në Itali ku ka humbur jetën një 21-vjeçar shqiptar.

Viktima është identifikuar si Matias Selaj.

I riu ndërroi jetë pas një aksidenti i cili u regjistrua mëngjesin e 4 qershorit, teksa po lëvizte me motor.

I riu u përplas me një furgon të parkuar anash rrugës.

Nga përplasjë e fortë trupi ka përfunduar disa metra larg ku përpasojë u përplas një mjet tjetër.

Viktima raportohet se po shkonte në punë teksa ngjarja saktësisht ka ndodhur në rrugën Strada dei Vivai, pranë Sant’Angelo di Piove.

I riu goditi pjesën e pasme të një furgoni Opel të ndalur në anë të rrugës.

Pas përplasjes, ai përfundoi në korsinë e kundërt, ku u godit nga një makinë tjetër që po vinte nga drejtimi i kundërt, e drejtuar nga një grua 49-vjeçare.

Ai nuk arriti të mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë në spital, 3 ditë pas ngjarjes.