100 të arrestuar në vetëm pak orë, pas protestave kundër presidentit Trump
Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Los Anxheles në vetëm pak orë gjatë protestave kundër masave të ashpra të presidentit të SHBA-së Donald Trump kundër imigracionit, deklaroi departamenti i policisë i qytetit.
”Rreth 96 persona u arrestuan të hënën në mbrëmje në qendër të Los Anxhelesit për mosshpërndarje nga një tubim i ndaluar”, tha policia.
14 persona të tjerë thuhet se u arrestuan për plaçkitje dhe tre për rezistencë ndaj arrestimit, sulm me armë vdekjeprurëse ose dëmtim kriminal të pronës.
”Dy oficerë policie u dërguan në spital për trajtim”, sipas raportimeve.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka dërguar mijëra trupa të Gardës Kombëtare dhe 700 marinsa në qytet, duke thënë se situata është jashtë kontrollit.
Në përgjigje të protestave, kryebashkiakja e Los Anxhelesit, Karen Bass, njoftoi një shtetrrethim për qendrën e vendit nga ora 20:00 e ditës së sotme deri në orën 06:00 të së mërkurës.
“Kam shpallur gjendje të jashtëzakonshme lokale dhe kam vendosur një shtetrrethim në qendër të Los Anxhelosit për të ndaluar vandalizmin dhe plaçkitjet”, u tha Bass gazetarëve në një konferencë për shtyp në mbrëmje, duke vënë në dukje dëmet e konsiderueshme në biznese dhe pronë.
“Zbatuesit e ligjit do të arrestojnë këdo që shkel shtetrrethimin dhe do të ndiqen penalisht”, shtoi ajo.

