Rekord zhvendosjesh nga Haiti! Aktet e bandave të armatosura ka çuar në zhvendosjen e 1.3 milionë njerëzve

Dhuna e përhapur nga bandat në Haiti ka zhvendosur mbi 1.3 milionë njerëz, shifra më e lartë ndonjëherë sipas OKB-së. Situata humanitare është përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa fëmijët po rekrutohen nga bandat dhe mungesa e kushteve bazë mbetet alarmante.

Dhuna nga bandat e armatosura në Haiti ka çuar në zhvendosjen e 1,3 milionë njerëzve, një shifër rekord kjo sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.

Ky numër përkon me një rritjeje prej 24% që nga dhjetori i vitit të kaluar dhe është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë në vend.

Pas këtyre shifrave qëndrojnë shumë njerëz, vuajtjet e të cilëve janë të pamatshme: fëmijë, nëna dhe të moshuar, shumë prej të cilëve janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre disa herë, shpesh pa asgjë. Ata tashmë jetojnë në strehimore apo në familje pritëse brenda komunitetit me kushte që nuk janë as të sigurta dhe as të qëndrueshme.

Në shkurt, UNICEF raportoi një rritje shqetësuese të rasteve të dhunës seksuale ndaj fëmijëve në Haiti.

Po ashtu varfëria ekstreme dhe pasiguria kanë shtyrë shumë të mitur drejt bashkimit me bandat e armatosura, ku deri në gjysmën e anëtarëve të bandave  përbëhen nga fëmijë.

Shumë prej tyre dhe nuk kanë qasje në bazë si kujdes, arsim dhe ujë të pastër. Këto kushte vështirësojnë jetesën e tyre dhe përkeqësojnë këtë gjendje humanitare në zonë.

"Shumë njerëz tani përballen me jetën pa qasje në kujdes shëndetësor, shkolla dhe ujë të pastër, duke i lënë familjet tashmë të cenueshme të përpiqen të mbijetojnë", tha Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.

Për ti ardhur në ndihmë sado pak, agjencia e OKB për migracionin  ka shpërndarë mbi 3 milionë litra ujë të pastër, ka siguruar artikuj thelbësorë për më shumë se 20,000 njerëz dhe ka ofruar mbështetje shëndetësore dhe për shëndetin mendor për mijëra të tjerë.

"Ndihma humanitare është thelbësore, por vetëm nuk mjafton", tha Drejtoresha e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, Amy Pope.

Ndërsa Port-au-Prince mbetet epiqendra, dhuna është përhapur me shpejtësi në rajone të tjera. Në Departamentin Qendror, një rajon në veri të kryeqytetit, luftimet mes bandave kanë dyfishuar numrin e lëvizjeve, nga rreth 68,000 në më shumë se 147,000.

Bandat armatosura kanë krijuar një aleancë në kryeqytetin Port-au-Prince dhe kontrollojnë rreth 85% të territorit të qytetit. Ky kontroll ka ccuar në përshkallëzimet e dhunës dhe ka detyruar një numër në rritje të banorëve. Kjo ka intensifikuar kriza humanitare brenda vendit.