PAMJE/ Mbahen homazhe para shkollës brenda të cilës u vr*në 11 persona

Ditën e djeshme Aurtria u trondit nga një ngajrje e rëndë e ndodhur brenda një shkolle, ku një i ri hapi zjarr ndaj stafit dhe nxënësve, e për rrjedhojë humbën jetën 11 persona, mes tyre dhe autori.

Lajmi i trishtë ka bërë xhiron e rrjetit pasi ngjarja është cilësuar si një nga aktet më të rënda të dhunës në historinë moderne të vendit, që tronditi opinionin publik.

Pas këesaj, Austria shpalli tre ditë zie kombëtare, ndërsa vendi është përfshirë nga një valë solidariteti mes qytetarëve.

Mijëra banorë u mblodhën në sheshin qendror të Grazit në nderim të viktimave ku ndezën qirinj dhe vendosën lule.