EMRI/ Kishte humbur prej 6 ditësh, 20-vjeçari në Korçë gjendet i pajetë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Qershor 2025, 10:12
Një i ri nga fshati Gjonomadh i Korçës, i cili kishte humbur kontaktet prej 6 ditësh me familjarët e tij, është gjetur pa shenja jete. Viktima është 20-vjeçari Hysen Lato, i cili mësohet se është gjetur i varur nga banorët e fshatit.
I riu, 6 ditë më parë, rreth orës 15:00 të pasdites ishte larguar nga banesa ku nuk kishte marrë as telefonin dhe as lekë me vete.
Familjarët bënë denoncimin si në Polici, po ashtu edhe në media për gjetjen e të riut, por fatkeqësisht, sot e gjetën të pajetë. Ende nuk dihet se çfarë e ka shtyrë riun të ndërmarrë këtë akt ekstrem.
Ky është rasti i tretë brenda pak ditësh në juglindje të vendit ku tre të rinj i kanë dhënë fund jetës në mënyrë tragjike duke u vetëvarur.
