K*nflikt në në zonën e “Ali Demit”/ Në vendngjarje gjenden gëzhoja, ja çfarë dyshohet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Qershor 2025, 08:13
Një konflikt mes disa personash dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, ka dyshime se gjatë konfliktit ka pasur edhe të shtëna me armë.
Gjithashtu bëhet me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja, por ende nuk ka një reagim zyrtar. Momentalisht nuk raportohet për të plagosur, ndërsa mësohet se policia që prej mbrëmjes së djeshme po merret me krehjen e zonës.
