Kutitë e 11 majit nxirren nga Parku Olimpik. Celibashi: Rinumërimi i votave, javën tjetër. Do ketë kampionat volejbolli
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka dalë në një konferencë për mediat, teksa po flet për rinumërimin e votave të qarkut Fier dhe Tiranë.
Ai tha se bëhet fjalë për 610 301 vota në të dy qarqe, ndërsa rinumërimi pritet të nisë të hënën ose të martën e ardhshme. Procesi do të zhvillohet në ambientet e pallatit të sportit "Farie Hoti".
“Po jap disa informacione të karakterit teknik. Ky proces do të realizohet nga stafi i KQZ, në dallim me këtë proces të zhvilluar pas përfundimit të votimit dhe nxjerrës së rezultatit, i cili si proces është realizuar nga numërues dhe komisionerë të caktuar nga partitë politike. Në këtë rast procesi do realizohet nga stafi i KQZ.
Partitë politike s’kanë asnjë angazhim në këtë proces. Sikurse mundet ta keni konstatuar, Kas ka ardhur në këtë vendimmarrje me kërkesë të dy anëtarëve të këtij organi, pasi janë vlerësuar pretendimet e subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve për deputetë, bazuar në dokumentacionin që iu është dhënë nga KQZ dhe pamjeve filmike.
E them këtë për të evidentuar faktin që sistemi i administrimit, i mbikëqyrjes së procesit të numërimit dhe tabelimit të rezultatit ka funksionuar sic duhet sepse bazuar në ato të dhëna iu është krijuar mundësia kandidatëve për pretendimet, ngelet për t'u parë sesa qëndrojnë këto pretendime.
KAS do të vendosë dhe disponojë mbi cdo element të këtij procesi të rinumërimit. Bëhet fjalë për rinumërimin e rreth 610301 vota për të dy qarqet, Tiranën dhe Fierin. Parashikojmë që të fillojë të hënën ose të martën e javës që vjen.”, tha Celibashi.
KONFERENCA E PLOTE E KRYEKOMISIONERIT ILIRJAN CELIBASHI

