VIDEO/ Padia e gjyqtares çon Berishën në SPAK: Ky është institucioni i bashkëpunimit me krimin
Një padi e Irena Gjokës, gjyqtares së GJKKO-së ndaj Argita Malltezit (Berisha) vajzës së ish-Kryeministrit Sali Berisha, pritet të vendosë para agjentit të BKH-së kreun demokrat, i cili është thirrur me cilësinë e personit që ka dijeni lidhur me çështjen që po hetohet nga SPAK.
Berisha është paraqitetur në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 10:00 dhe paralelisht me paraqitjen e kreut demokrat në SPAK, në zonë u mblodhën militantë dhe anëtarët e strukturave drejtuese të PD-së, në formë mbështetjeje për liderin e tyre.
Vetë Berisha nga oborri i SPAK-ut deklaroi se ky është institucioni i bashkëpunimit me krimin! Dora e mafies, dora e qeverisë është kudo
"Nuk i njoh dosjet konkrete, por natyrisht si institucioni i bashkëpunimit me krimin, ka me qindra mijëra qytetarë, të cilët këtu kanë zemërimin e madh, kanë problemet e mëdha.
Atëherë është Edi Rama vetë me Gjipenë. Bëhet fjalë për Gjipenë. Ua mori Gjipenë... Dora e mafies, dora e qeverisë është kudo", u shpreh Berisha.
PADIA E GJYQTARES
Më konkretisht, ndaj gjyqtares Gjoka është artikuluar një akuzë për një rryshfet prej 500 mijë euro. Deklarata është bërë në 23 shtator 2024, kohë kur Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi ishin në masa sigurie, ndërsa akuza është bërë nga Argita Malltezi.
“Ajo që dihet nga të gjithë, besoj edhe nga gazetarët, gjyqtarë dhe prokurorë të SPAK, 17 veta rezultojnë në dosjen e Encrochat të përfshirë. 17 veta nga gjyqësori special, përveç të tjerëve. Pyetja që duhet të bëni është pse nuk del kjo gjë? Gjyqtarja e çështjes, Irena Gjoka pretendohet se gjithashtu është në një video, a është e vërtetë, nuk e di, mua më thonë që është në një video të marrë nga një aparat celular i një gazetari të larguar nga Shqipëria, në të cilin ajo rezulton e filmuar duke biseduar me një ish-eksponent të Partisë Socialiste duke negociuar për tarifën që i kërkon prej 500 mijë euro për të mos e futur në grup të strukturuar kriminal. Duhet të na thotë SPAK nëse është apo jo e vërtetë kjo”, ishte deklarata e vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha. Referuar kësaj deklarate, Gjoka i është drejtuar SPAK-ut, i cili ka nisur procedimin penal 193/2024.

