Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, nuk arrihet dakordësi për programin e punimeve të Kuvendit
Në drejtimin e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.
Konferenca shqyrtoi projektprogramin e punimeve të Kuvendit për periudhën 19 qershor-8 korrik 2025 dhe projektkalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 19 qershor-8 korrik 2025.
Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve nuk arriti dakordësi dhe çështja i kaloi për votim seancës plenare.
Gjatë mbledhjes pati diskutime lidhur me seancën e 12 qershorit.
Mazhoranca kërkoi të mos ketë seancë parlamentare në 12 qershor, ndërsa kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi u shpreh se, nuk ka asnjë arsye për të shtyrë seancën e Kuvendit.
“Nuk ka asnjë arsye për të shtyrë seancën e Kuvendit.
S’ka asnjë arsye të shtyhet seanca nga data 12 për në datën 16 sepse kjo është miratuar nga Konferenca e Kryetareve.
Kuvendi nuk është pronë dhe plaçkë e juaj siç keni tentuar ta trajtoni në kohët e fundit”, iu drejtua Bardhi kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.
