''E pamoralshme, jo e paligjshme'', Malësia: Vendimet e qeverisë janë marrë përpara, por ndryshimet në ligj kanë bërë që...

Gazetari, Xhoi Malësia i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se vendimi për bonusin e pensionistëve është marrë më përpara por e ka fuqinë e zbatimit në periudhën para zgjedhore.

Malësia: Ka një problematikë që lidhet me përthyerjen e ligjit deri në limite.

Thuhet që nuk mund të merren vendime 4 muaj para zgjedhjeve por kur është draftuar ndryshimet në kodin zgjedhor është bërë lojë deri në presje dhe në gërmë.

Vendimet prsh për bonusin e pensionistëve është marrë më përpara por e ka fuqinë e zbatimit në periudhën para zgjedhore.

Tani juristët e PD duhet të ishin çik më të kujdesshëm tek këto marifete që dihet se do të shfrytëzoheshin.

Për mua është lëvizje e pamoralshme por nuk është e paligjshme.

Ai e merr vendimin para zgjedhjeve dhe miraton një ndryshim në ligj që efektet i ka para zgjedhjeve.