''Makina e bashkisë Tiranë në dispozicion të burrit të Ristanit'', Koplikaj: Nuk janë ndjekur fëmijët e saj

Kryeredaktor i ‘’Piranjave’’, Taulant Koplikaj i ftuar në emisionin ‘’Drejt’ në Ora News u shpreh se gjatë investigimit të kryetares së komandur të bashkisë Tiranë, Anuela Ristani e cila sipas investigimit ka vënë në dispocionin të burrit të saj makinën e bashkisë, nuk janë ndjekur fëmijët e saj por investigimi është përqënduar tek burri i Ristanit.

Koplikaj: Në një postim në FB, i cili është reagim zyrtar mund të kesh disa të vërteta dhe fut një gënjeshtër ose dy gënjeshtra.

Por nga fillimi deri në fund një gënjshetër nuk kisha para ndonjëherë.

Ne nuk kemi ndjekur fëmijët e saj.

Ne kemi investiguar lëvizjet e makinës së bardhë e cila ishte vënë në dispozicion të familjes, kryesisht në dispozicion të burrit.

Makina duhej të përdorej për nevoja të bashkisë.

Ne kemi përqëndruar investigimin tonë tek burri.

Fëmija nuk është ndjekur, është regjistruar por ne i kemi hequr filmimet.

Nuk është transmetuar fëmija.