Përmbyten 2 banesa në fshatin Xhyherinë të Vlorës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2025, 22:01
Dy banesa janë përmbytur pasditen e se premtes në fshatin Xhyherinë të Vlorës.
Bëhet me dije se dy banesat janë përmbytur si pasojë e kanalit vaditës, i cili ka dal nga shtrati.
Uji pasi kaloi shtratin, përmbyti banesat e Petrit Prengës dhe Ëngjëllush Mehmetaj.
Fatmirësisht uji nuk ka hyrë në banesa, por rreth banesës dhe ka mbytur një depo që përdorej për sende personale.