Luan Haka, ish-kandidati për deputet mbetet në burg për k*ntrabandë. Nga qelia nuk dalin turku Okzan Sulun dhe Ali Bushati
Luan Haka, ish-kandidati për deputet në zgjedhjet e kaluara parlamentare nën logon e PD, do vijojë të qëndrojë në masën e sigurisë arrest në burg, pasi u arrestua nga policia për akuzën e “Kontrabandimit të mallrave” dhe “falsifikimit të logove dhe stampave”.
Vendimi është marë sot nga Gjykata e Tiranës e cila përveç lënies në burg të Luan Hakës, ka caktuar masën e arrestit në burg për Ali Bushatin dhe shtetasin Turk Okzan Sulun.
Për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj tre personave, gjykata u mbështet dhe tek pretendimet apo provat, e paraqitura në sallën e gjyqit nga prokurori i çështjes.
Ndërsa për dy personat e tjerë të arrestuar për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”, Lindon Haka dhe Xhuljo Lecaj gjykata caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitje, duke bërë që hetimi ndaj tyre të zhvillohet në gjëndje të lirë.
Sipas hetimit, materialet kontrabandoheshin kryesisht në Turqi dhe të gjitha magazinoheshin në 2 fabrika në fshatin Brar, në periferi të Tiranës. Ku më pas treftoheshin në tregun e brendshëm.
