“RRETHOHET” SERBIA/ Policia masa shtesë sigurie për ekipin e serb. Ja rrugët që do bllokohen nga SOT

Të gjitha strukturat e policisë së shtetiti do të jënë në dispozicion në mbarvajtjen e ndëshjes Shqiperi-Serbi e cila do të luhet këtë të shtunë. Serbët të cilët tashmë kanë mbërritur në tiranë do të shoqërohen në cdo hapsirë me punonjës policie të akredituar nga Uefa e ndersa në cdo rrugë ku do të kalojnë do të bllokohet nga policia.

Të paktën 2 mijë forca policie janë të angazhuar në evenimentin futbollistik mes kombëtares se Shqiperisë dhe asaj Serbe. Përqëndrimi do të jëtë në kryeqytet por edhe në hyrje dhe dalje të Tiranës. Ndërkohë eskortimi i kombëtares serbe nga rinasi drejt Tiranës dhe anasjelltas do të bëhet më efektiv te akredituar nga Uefa.

Prej orës 15 policia e shtetit do të fillojë patrullimin dhe bllokimin e akseve kryesore të rrugëve që të cojnë drejt stadiumit.

Hapsira e lire do ti vëndoset në dispozicion të tifozave kuq e zi të cilët prej kësaj të premte kanë mbërritur në Tiranë

Parkimi i autobusëve me tifozë vendas që vijnë nga Korça dhe Elbasani, do të bëhet në parkingun e nje lokali ,  ndërsa autoveturat te terminali pranë qytetit “Studenti”.

Ndërsa parkimi i autobusëve që vijnë nga veriu dhe jugu, do të bëhet në parkimin “Terminali i përpunimit të automjeteve” pranë mbikalimit të Kamzës, ndërsa autoveturat tek parkingu pranë pallatit të sportit “Asllan Rusi”, në parkingun nëntokësor në sheshin “Skënderbej”, si dhe në parkingun nëntokësor në “Bulevardin e Ri”, te ish-stacioni i trenit.

Policia njofton se pasditen e kësaj të premte  në orën 16:30 dhe ditën e  nesërme në orën 18:45, do ketë kufizime të pjesëshme deri ne 25 minuta në momentin që do eskortohet ekipi për në stadium për stërvitje mbasditen e sotme dhe nesër për të zhvilluar ndeshjen.

Kujdes, policia njofton qytetarët që të mos ngrenë dronë në perimetrin e sigurisë sepse do të rrëzohen, pasi efektivit do të përdorin pajisje anti-dronë.

Kush tenton të cënojë sigurinë do të përballet me zero tolerancë paralajmëroi policia e shtetit duke kujtuar se ligjet parashikojnë deri në 5 vjet burg.

Njoftimi: 

POLICIA E SHTETIT

Në vijim të njoftimit të dhënë për planin e masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit “Shqipëri–Serbi”, ju informojmë se:

Rruga nga hoteli ku është akomoduar ekipi i futbollit të Serbisë që ndodhet në bulevardin “Gjergj Fishta”, deri në drejtim të stadiumit “Arena Kombëtare”, përmes bulevardit “Bajram Curri”, pasditen e sotme në orën 16:30 dhe ditën e nesërme në orën 18:45, do ketë kufizime të pjesëshme deri ne 25 minuta në momentin që do eskortohet ekipi për në stadium për stërvitje mbasditen e sotme dhe nesër për të zhvilluar ndeshjen.

Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht që i gjithë aktiviteti të përfundojë me sukses porsa i përket masave të sigurisë, dhe në këtë kuadër me qëllim shmangien e incidenteve, apelojmë për mirëkuptim nga ana e qytetarëve, si dhe respektim të udhëzimeve të strukturave të policisë në terren.

Çdo sjellje apo veprim që cenon rendin dhe sigurinë publike do të trajtohet në përputhje me ligjin dhe me tolerancë zero.