'Mrekulli' në Bulqizë/ Dyshime për një aksident, gjendet gjallë pas dy ditësh i aksidentuari (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2025, 18:52
Një "mrekulli" mund të cilësohet rasti i një 27-vjeçari i cili është gjendur me shenja jete brenda një automjeti sot në zallin e Bulqizës.
Mësohet se i riu u gjet pranë urës së Çeranecit, në aksin Bulqizë-Peshkopi, nga disa fëmijë që po laheshin, të cilët më pas lajmëruan banorët.
Nga ana tjetër banorët e zonës kanë lajmëruar ambulancën dhe 27-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës. Paraprakisht mendohet se i riu ka pësuar aksident 2 ditë më parë dhe për pasojë mjeti ka rënë në zall.
Gjithashtu mësohet se drejtuesi i mjetit është me origjinë nga Maqellara dhe ishte shpallur në kërkim prej tre ditësh nga familjarët.
View this post on Instagram
