Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, shkak dyshohet shkëndija elektrike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2025, 17:35
VLORA- Një banesë është përfshirë nga flakët sot pranë zonës historike në Vlorë teksa në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia.
Bëhet me dije se pasi flakët kanë përfshirë banesën, ishin banorët ata që kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës.
Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndije elektrike në banesë, ndërsa dëmet materiale janë të shumta, por për fat të mirë pa të lënduar në njerëz.
