REGJISTRIME TË PLOTA NË KUFI/ Kush viziton Shqipërinë do deklarojë edhe ku do qëndrojë

Të gjithë personat që do të vizitojnë Shqipërinë do deklarojnë në kufi çdo të dhënë, përfshirë dhe vendin ku do të qëndrojnë. Për këtë qëllim qeveria ka paraqitur në parlament një projektligj, ku thuhet se do të shërbejë për rritjen e sigurisë.

Qeveria shqiptare ka propozuar një projektligj të ri për përpunimin e informacionit të udhëtimit, i cili do të krijojë në një strukturë të re dhe unike, të quajtur Sektori i Inteligjencës së Udhëtimit, ku të gjitha të dhënat e pasagjerëve dhe ngarkesave që hyjnë, dalin apo kalojnë tranzit në territorin shqiptar do të ruhen në të.

Struktura e cila do do të ngrihet pranë Policisë së Shtetit dhe do të funksionojë 24 orë ndërsa të dhënat përfshijnë informacionin paraprak  dhe të dhënat e rezervimeve përfshirë, emra, dokumente udhëtimi, itinerarë, mënyrat e pagesës, vendet e nisjes dhe destinacionit, numrat e ndenjëseve, madje edhe kujdestarët e të miturve që udhëtojnë vetëm.

Transportuesit  ajrorë, detarë e tokësorë  do të jenë të detyruar të transmetojnë këto të dhëna në mënyrë të sigurt dhe elektronike pranë Sektori i Inteligjencës së Udhëtimit që më pas i përdor për të identifikuar rreziqe të mundshme për sigurinë.

Projektligji, thuhet në dokument, është hartuar në përputhje me Direktivën e BE-së dhe vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për ruajtjen e të dhënave, duke kufizuar mbajtjen e tyre deri në 5 vjet.

Sipas relacionit shpregues që e shoqëron projekt ligjin, aktualisht regjistrimi I pasagjerëve nuk bëhet I plotë dhe ka shumë boshllëqe ligjore, çka ka detyruar shtetin të mendoj legjislacionin e ri!

Kostoja për përpunimin e të dhënave mbulohet aktualisht nga qeveria amerikane përmes një memorandumi të firmosur në vitin 2020, por pas vitit 2025, vlera rreth 250 mijë dollar në vit do të përballohet nga buxheti shqiptar.