Transportonte ilegalisht emigrantët nga Palestina, arrestohet 37 vjeçarit në Elbasan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2025, 14:04
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Aksi ”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
D.B., 37 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Elbasan, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, duke transportuar me automjet, kundrejt fitimit, 3 emigrantë nga Palestina, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
