K*nfliktohen 2 persona në Sarandë, lëndohet një prej tyre
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2025, 10:53
Një konflikt mes dy persona në Sarandë ka agravuar në plagosje.
Mësohet se sherri ka ndodhur në rrugën 'Mitat Hoxha', pas një incidenti me makinë.
I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Identitetet e personave të përfshirë në konflikt ende nuk dihen. Në vendngjarje ka shkuar policia, e cila po punon për të zbardhur ngjarjen e plotë.
