Trafik në Rrugën e Kombit, shqiptarët e Kosovës “dynden” drejt bregdetit të Shqipërisë

Data shënon 6 qershor, temperaturat janë rritur dhe shumë njerëz zgjedhin të bëjnë plazh.

Si pasojë raportohet se në Rrugën e Kombit ka trafik të dendur.

Trafiku po ndodh, për shkak se shumë qytetarë të Kosovës kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në bregdetin e Shqipërisë.

Siç raportohet radha është kilometrike dhe makinat ecin me ngadalë./BW