EMRAT/ Kërcet arma në Kavajë! Sulmohet çifti i bashkëshortëve

Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë.

Mësohet se Shpëtim Osma ka qëlluar me armë zjarri mbi fqinjin e tij Sami Disha, për arsye që ende nuk dihen.

Nga të shtënat ka mbetur e plagosur dhe bashkëshortja e Samiut, Nadire Disha.

Nga të shtënat me armë, Samiu ka mbetur i plagosur në këmbë, ndërkohë që Nadireja është plagosur në bark.