Merr flakë një banesë në Vlorë, shkak lënia ndezur e një pajisjeje elektroshtëpiake
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2025, 10:25
Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të premteje në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë.
Në banesë jetonte i vetëm një i moshuar. Shkak ka qenë lënia ndezur e një prej pajisjeve elektroshtëpiake.
Zjarrfikësja dhe policia kanë ndërhyrë menjëherë, ndërkohë që fatmirësisht ka vetëm dëme të vogla materiale.
