Besimtarët shqiptarë urojnë nga Meka Kurban Bajramin përmes “Ora News”

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Meka për “Ora News”, dy shqiptarë ndanë emocionet dhe përjetimet e tyre për Kurban Bajramin në tokën e shenjtë, duke treguar momente të veçanta nga pelegrinazhi dhe atmosfera shpirtërore mes mijëra besimtarëve.

"Me të vërtetë ka qenë një emocion i veçantë për të gjithë shqiptarët sepse përjetuan ditën e Arafatit dje, me atë veshjen e bardhë dhe u lutën për të gjithë, për familjarët e tyre, u lutën për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Qëndruam vonë, gjithë natën zgjuar. Sapo kemi ardhur në hotel. Shikon njerëz që janë me veshjen e bardhë, sapo janë kthyer nga vendet e shenjta dhe kanë përfunduar pjesën më të madhe të Haxhit.

Kanë qëlluar me gurë, duke luftuar të keqen, ku njeriu besimtar pasi bëri Haxhin i premton zotit se do të jetë më i mirë me njerëzit dhe më i afërt me zotin.

Rreth 700 shqiptarë nga Shqipëria kanë ardhur në Mekë", u shpreh Shpëtim Serenaj.

Ndërkohë gjatë kësaj interviste, një kalimtare shqiptare uroi shqiptarët përmes "Ora News":

"Gëzuar për shumë vjet. Allahu ua pranoftë veprat e mira. Gëzuar për gjithë shqiptarët kudo që të jenë."