“11 maji” në KAS, Nuri: Nga hapja e kutive do të matet sasia e manipulimit dhe më pas të përligjet kërkesa jonë për përsëritjen e zgjedhjeve
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedheve, Franc Nuri në një intervistë për “Ora News” foli mbi procesin e ankimimeve në KAS të rezultateve zgjedhore të 11 majit nga koalicioni opozitar PD – ASHM.
“Unë pres faktikisht që të ketë një faktim masiv të të gjithë parregullsive dhe shkeljeve ligjore që Partia Demokratike ka denoncuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në mënyrë që të faktohet dhe kuantifikohet, pra të matet sasia e manipulimit dhe më pas të përligjet kërkesa jonë për përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Tiranës, por pse jo në gjithë Shqipërinë.
Bëhet fjalë për Qarkun më të madh, ka dendësinë më të madhe të votave dhe bëhet fjalë për 1280 kuti a mos më tepër dhe ka mundësi që të shpaloset në dritën e diellit shkeljet ligjore në një masë të gjerë, atëherë ne gjykojmë se me hapjen e këtyre kutive dhe me faktimin e farsës elektorale që ka ndodhur në çdo zonë të Qarkut Tiranë, do të arrijmë që të krijohet bindja jo vetëm tek institucionet, por edhe tek qytetarët shqiptarë që në Shqipëri më 11 maj nuk ka pasur zgjedhje, por ato kanë qenë votime dhe ishte një formalitet, pasi ishin zgjedhje të manipuluara dhe kanë qenë një farsë elektorale. Që do të thotë një gjë jo realiste.
Dhe shikoni tani, askush nuk e beson, edhe nga vetë mazhoranca se nga votat e diasporës kanë dalë rezultate me mbi 90 % në favor të partisë në pushtet që ka 12 vite nën konsum, që ka 12 vite që qeveris vendin sa më shumë shtohen vitet, sa më shumë shtohen mandatet dhe çuditërisht rritet mbështetja me votë ndaj këtij regjimi”, u shpreh ndër të tjera në analizën e tij juristi i PD-së, Franc Nuri.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME JURISTIN E PD, FRANC NURI

