Burimi: Sot edhe Bardhi kundër SPAK-ut, tha se task-forca e Dumanit ishte alibi për krimin zgjedhor

Përmes një interviste në Ora News, analisti Genc Burimi tha se nuk është normale që mazhoranca i kërkon opozitës që të heshtë, sepse është një gjë që ndodh në Turqi apo në Rusi

Burimi: Nuk është normale që mazhoranca i kërkon opozitës që të heshtë, sepse është një gjë që ndodh në Turqi apo në Rusi. Nuk i prishet imazhi vendit. Sot nuk gjen njeri në PD radikal apo të moderuar që nuk i përmend këto zgjedhje si një maskaradë. Bardhi sot ka kritikuar Dumanin se ka krijuar një task-forcë si një alibi për zgjedhjet. Edhe Bardhi sot e thotë se Dumani sot është pjesë e krijimit që është një gjë e paparë.

Sot Bardhi në Kuvend është një premier dhe cilëson Dumanin si pjesë e mazhorancës për rezultatin elektoral. Ndërkombëtarët nuk kanë më një joker tek opozita. Edhe Tabaku dhe Alimehmeti që janë më të moderuar po thonë që zgjedhjet u vodhën dhe drejtësia nuk bëri gjë. Nuk është vetëm e Berishës.