Hoxha: Zgjedhjet e 11 majit, më të qetat e më të mbikëqyrurat ndonjëherë
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha në fjalën e tij sot në seancën plenare të Kuvendit falënderoi qytetarët shqiptarë që morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit brenda dhe jashtë vendit.
“Pjesëmarrja e tyre është themeli i demokracisë, i një dëshmie të qartë të besimit të tyre për shtetin e së drejtës”, u shpreh ai.
Hoxha konfirmoi gjithashtu përmbushjen e detyrimeve të Ministrisë së Brendshme për disa aspekte themelore të këtij procesi zgjedhor, që lidhen me fushën e përgjegjësisë së kësaj ministrie.
“Ne si ministri hartuam listat e plota dhe të sakta zgjedhore brenda vendit për herë të parë, por edhe për diasporën, pajisjen apo rinovimin e shtetasve tanë me dokumentin e identifikimit duke ndërmarrë, jo vetëm fushata ndërgjegjësimi, por edhe ndërhyrje ligjore për të përmirësuar dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve për lehtësimin e procedurave në lehtësimin e procesit zgjedhor”, deklaroi Hoxha.
Në kuadër të masave të masave për mbarëvajtjen e procesit, Hoxha u shpreh se “javët e fundit kemi ndërmarrë akte normative përkatëse për zgjatjen e afateve të vlefshmërisë për letërnjoftimet elektronike dhe pasaportave biometrike”.
“Fillimisht këto akte janë miratuar për shtetasit shqiptarë brenda vendit dhe jashtë vendit. Në shkurt të këtij viti dhe më pa.
E njëjta nisëm është miratuar edhe për shtetasit me banim të përhershëm brenda territorit shtetëror duke garantuar të drejtën kushtetuese për të votuar për çdo zgjedhës, pavarësisht dokumentit biometrik me afat vlefshmërie të skaduar deri në datën 11 maj”, theksoi Hoxha.
“Ato janë hartuar nga Ministria e Brendshme, miratuar nga Këshilli i Ministrave janë depozituar në Kuvend sipas çdo procedure.
Sot jemi ne jemi këtu për t’i kërkuar Kuvendit të miratojë përfundimisht me qëllim që ky proces të marrë formë të plotë institucionale dhe këto akte të formalizohen”, vijoi ai.
Hoxha theksoi se “zgjedhjet e 11 majit ishin një provë e rëndësishme për institucionet ligjzbatuese”, teksa u shpreh me bindje se, “kjo ishte një nga periudhat zgjedhore më të qeta e më të mbikëqyrura ndonjëherë”.
“U vendosën standarde të reja për sigurinë elektorale nëpërmjet hartimit dhe zbatimit të një plani të detajuar operacional në bashkëpunim të ngushtë me KQZ-në me prokurorinë dhe prokuroritë e rretheve gjyqësore dhe me Prokurorinë e Posaçme”, tha ai.
“Rritja e pranisë policore në zonat me ndjeshmëri pa asnjë ndikim politik me zero tolerancë për ndërhyrje nga jashtë në këtë proces. Krijimi i grupeve të punës, duke monitoruar dhe parandaluar çdo tentativë të mundshme për deformimin e vullnetit të çdo votuesi, si dhe mbi të gjitha një angazhim i palëkundur për bashkëpunim të plotë me institucionet e drejtësisë për hetimin dhe ndjekje penale të çdo akti që do të cenonte integritetin zgjedhor”, tha Hoxha.
Ai shtoi se, “ka pasur referime të menjëhershme dhe hetime të shpejta në kohë reale për veprimtari të dyshuara penale, përfshi raste të fotografimit të votës apo vepra të tjera të dyshuara të cilat janë bërë dhe publike”.
“Kjo dëshmon se askush nuk është mbi ligjin dhe do të përballet gjithmonë me të kush cenon të drejtën e votës së lirë”, tha Hoxha, i cili shtoi se, “nga ana tjetër ky ishte një mesazh i qartë i qeverisë për të ndarë politikën nga çdo tentativë që synonte cenimin e legjitimitetit të votës”, tha Hoxha.
Në Kuvend u shqyrtua sot Akti normativ nr. 4 “Për një shtesë në ligjin nr. 8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, i ndryshuar si dhe Akti normativ nr. 5 “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë, i ndryshuar.
