465 mln lekë për mobilie/ Këlliçi: Veliaj në burg, bashkia e Tiranës vetëm ndërron hajdutët në krye
Përmes një interviste në Ora News, drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi tha se tashmë vazhdon standardi i vjedhjes në bashkinë e Tiranës.
Ai shtoi se ky është një grup i strukturuar kriminal që vetëm ndërrohen hajdutët në bashkinë e Tiranës, teksa shtoi se këtë sistem e mban në këmbë Edi Rama.
Këlliçi: Ky është standardi i vjedhjes në bashkinë e Tiranës. Erion Veliaj është krye i grupit 5D dhe nuk është në burg për aferat që kemi denoncuar ne, por për fustanet e gruas së tij, që shkojnë rreth 1 milionë euro rroba dhe pronat të padeklaruara.
Këtë sistem e mban në këmbë Edi Rama dhe e deleguar në bashki e tij do të vazhdojë me këtë standard vjedhjeje. Ajo nuk ka mandat moral dhe tagër për të bërë këto tendera me paratë ë qytetarëve të Tiranë. Ky është një grup i strukturuar kriminal që vetëm ndërrohen hajdutët në bashkinë e Tiranës.
