Një italian do të vendosë drejtësi të shtunën mes Shqipërisë dhe Serbisë

Arbitri italian Davide Massa do të drejtojë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë në Tiranë.

Massa do ketë ndihmën e Filippo Melit dhe Ciro Carbones, ndërsa arbitër i katërt do jetë Fabio Maresca. Në VAR do jenë Aleandro Di Paolo me ndihmës Daniele Doveri.

Kryesori Massa e ka gjykuar vetëm në një rast kombëtaren shqiptare. Në datën 16 nëntor 2015 ai vendosi drejtësi në miqësoren midis Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, e cila përfundoi me rezultatin 2-2 në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë.

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan të shtunën në orën 20:45 kundër Serbisë në “Arenën Kombëtare” të Tiranës, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

Për Shqipërinë kjo do jetë ndeshja e tretë në këtë fushatë kualifikuese. Pas humbjes me Anglinë 2-0, kuqezinjtë fituan me Andorrën 3-0.

Nga ana tjetër Serbia ishte e fokusuar në Ligën e Kombeve dhe përballja e Tiranës kundër kuqezinjve do jetë e para për ta në Grupin K.

Një italian do të vendosë drejtësi të shtunën mes