Noka-mazhorancës: Themelet e pushtetit tuaj qëndrojnë mbi votën e blerë, ndërkombëtarët dhe shqiptarët e panë se 11 maji ishte një farsë
Deputeti Flamur Noka ka marrë fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, ku ka hedhur akuza ndaj mazhorancës lidhur me zgjedhjet e 11 majit. Noka tha se themelet e pushtetit të mazhorancës qëndrojnë vetëm mbi votën e blerë. Ai tha se ditën e zgjedhjeve përballë opozitës, u vu shteti elektoral.
Noka: E papranueshme për ne që Shqipëria vend anëtar i NATO-s të varrosë votën e lirë dhe të varrosë zgjedhjet e lira. Sot jo vetëm para shqiptarëve por edhe para faktorit ndërkombëtar është gjymtuar totalisht me vullnetin tuaj politik nga etja e sulltanit tuaj dhe e juaja për tu kacavirrur me çdo kush pas karriges është gjymtuar demokracia. Demokracisë në vendin tonë i qëndron vetëm fasada. Themelet e pushtetit tuaj qëndrojnë mbi votën e blerë. 11 maji ishtë një farsë. E panë të gjithë, shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Nuk pati përballje mes programeve që paraqet njëra forcë apo tjetra. Ju opozitës i vendosët përballë gjithë shtetin, së bashku më trafikantët dhe kartelet. Ju sollët me 11 maj para shqiptarëve shtetin elektoral. Ju për faqen tuaj institucionalizuat tregun e votës. E shndërruat 11 majin në treg. Bletë më 100 euro për kokë, pensionistët. Në kundërshtim më çdo ligj falët 150 mijë vota me vendim qeveria. Ju bletë vota me vendim të qeverisë për drogën. Në çdo qytet, aty ku ka pasur dikur treg kafshësh, ju ndërtuat tregje të votës, ku liria dhe zgjedhja u shitën dhe u blenë në mënyrën më të turpshme. Se ça ndodhi më 11 maj, nuk kemi nevojë ta themi ne. Raporti i OSBE-ODIHR foli qartë.
