CERTIFIKOHET KUKËSI! KAS rrëzon opozitën, zgjedhjet e rregullta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Qershor 2025, 10:07
Është mbajtur sot seanca lidhur me shqyrtimin e kërkesës ankimore të PD për qarkun e Kukësit.
Nga zgjedhjet e 11 majit, në Kukës opozita blu mori 2 mandate, ndërsa socialistët 1 mandat.
Sipas KAS ky është vendimi i parë për pavlefshëmrinë e zgjedhjeve. KAS citoi që mes morive të fakteve detyra e tyre ishin të citonin dhe të verifikonin nëse provohej vërtetësia e tyre.
Në përfundim të seancës, komisioni i KAS vendosi që në qarkun Kukës nuk do të ketë rinumërim të votave duke rrëzuar kështu kërkesën e Partisë Demokratike-ASHM.
