Andoni: Reflektimi i Kos është një reflektim pozitiv për vendin tonë, ndërsa raporti i PE-së duhet ta trembi qeverinë
Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian miratoi sot raportin vjetor për Shqipërinë, duke ngritur alarmin për zgjedhjet në vendin tonë. Por jo vetëm kaq, në rezolutën e tyre ata shprehin shqetësim për korrupsionin, krimin, ndërhyrjet politike në drejtësi dhe mungesën e pavarësisë së medias.
Raportuesi për Shqipërinë, Andreas Schieder, tha se vendi ynë është pararojë në negociatat për anëtarësim, megjithatë ende nuk është arritur vija e finishit.
Për analistin Ben Andoni ka ardhur koha që Shqipëria duhet të mësohet me raportet kritike që vijnë nga strukturat e Bashkimit Evropian.
Kjo, tha Andoni, pasi kritikat janë në vazhdën e hapave të integrimit të vendit në BE.
“Deklarata e zonjës Kos është deklarata zyrtare e njerëzve që merren me strukturën.
Ndërsa raporti i sotëm nga eurodeputetët është raporti i cili i përmbledh të gjitha pikat kritike të vendit tonë.
Dhe më vjen mirë që të gjitha pikat kritike janë të pasqyruara dhe në një farë mënyrë këto janë fytyra e vërtetë e demokracisë në Shqipëri.
Kjo pasi çdo vend sot përballet me probleme të tilla, ndërsa problemi më i madh i yni është problemi i zgjedhjeve, pasi në 11 zgjedhje radhë kemi treguar që kemi mbajtur standarde të larta/.
Serbia ka probleme me Kosovën dhe krimin e organizuar. Mali i Zi po ashtu ka probleme me krimin e organizuar. Maqedonia e Veriut ka probleme me ekonominë.
Pra, reflektimi i zonjës Kos është një reflektim jashtëzakonisht pozitiv për vendin tonë, ndërsa raporti i PE-së duhet ta trembi qeverinë, pasi në një farë mënyre është reflektim i punës së saj”, u shpreh ndër të tjera analisti Ben Andoni në një intervistë për “Ora News”.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME BEN ANDONIN
