Të gjithë diplomatët në provim! Ndryshon ligji për Shërbimin Diplomatik, drafti në Kuvend: Akademi për të formësuar të rinj
Një ligj i ri për shërbimin e jashtëm të Shqipërisë, parashikon që brenda një viti, të gjithë diplomatët, të futen në provim për të testuar aftësitë e tyre.
Bazuar në këtë Pr. ligj, diplomatët duhet të përballojnë testin nëse duan ta ruajnë vendin e punës.
Në relacionin që shoqëron projektligjin nuk thuhet asnjë fjalë për testimin dhe nuk jepet asnjë garanci për diplomatët që ndër vite, përmes testimit kanë fituar grada në shërbimin e jashtëm.
Projektligji synon të përmirësojë situatën pasi ligji aktual është i vjetër, hartuar 25 vjet më parë.
Ndërkohë projektligji sjell si risi dhe krijimin e Akademisë Diplomatike ku do të formësohen diplomatët e rinj ndërksa shtetit do të paguajë çdo vit rreth 350 mijë euro për funksionimin e kësaj shkolle.
“Brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të gjithë diplomatët në shërbim duhet t’i nënshtrohen një testimi të detyrueshëm për të verifikuar aftësitë e tyre. Procedurat dhe kriteret e testimit do të përcaktohen me akt nënligjor...
...Kjo iniciativë e re ligjore do të ofrojë një shërbim të jashtëm modern, efikas, i cili do të duhet t’u përgjigjet detyrave të ngarkuara nga Kushtetuta dhe nga programet e qeverive.
Periudha gati dhjetëvjeçare që nga miratimi i ligjit në fuqi ka bërë të domosdoshëm rishikimin edhe të këtij akti me synim për ta përshtatur me sfidat e reja, me të cilat përballet politika e jashtme e shtetit shqiptar”, thuhet në projektligj.

