Siguria kibernetike, Qeveria harton manualin për vlerësimin dhe analizimin e rrezikut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Qershor 2025, 16:21
Këshilli i Ministrave vendosi sot miratimin e metodologjisë për vlerësimin dhe analizimin e rrezikut të sigurisë kibernetike.
Në mbështetje të Kushtetutës dhe të ligjit “Për sigurinë kibernetike” u vendos në mbledhjen e ditës së sotme miratimi i metodologjisë për vlerësimin dhe analizimin e rrezikut të sigurisë kibernetike.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, ngarkohen Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe operatorët e infrastrukturave kritike e të rëndësishme të informacionit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
