KAS jep nesër vendimin për Kukësin! Fieri dhe Durrësi shtyhen për javën e ardhshme

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve zhvilloi ditën e sotme mbledhjet e radhës për shqyrtimet e ankimimeve të Partisë Demokratike, në lidhje me kontestimin e tabelave të rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit të certifikuara nga KQZ për të 12 qarqet.

Të enjten në orën 09:50 do shprehet për Kukësin, KAS i kërkon PD-së të sjellë provat që pretendon për dy qarqet Fier dhe Durrës. Aulon Kalasë iu pranua ankimimi, por duhet të japë prova, s’ka ende vendim për rinumërim.

KAS përfundoi edhe shqyrtimin e kërkesës ankimore nr. 37 (qarku Kukës) dhe njoftoi se “vendimmarrja do të shpallet ditën e enjte (nesër), datë 5 qershor, në orën 09:50”. PD kërkon pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve për këtë qark.

Sot (4 qershor), në rend dite ishin edhe ankimimet për Fierin dhe Durrësin.