KAS hap 4 kuti në Vlorë pas kërkesës së opozitës, zbulohen 2,214 fletë votimi të papërdorura

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka urdhëruar sot hapjen dhe kontrollin e katër kutive të votimit nga Qarku i Vlorës, përkatësisht nga bashkitë Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Finiq.

Ky vendim erdhi pas kërkesës së opozitës, e cila ka ngritur shqetësime lidhur me pasaktësi në raportimin dhe administrimin e fletëve të votimit gjatë procesit zgjedhor.

Gjatë verifikimeve, janë zbuluar 2,214 fletë votimi të papërdorura.