FORMULA 1 – Spanja stacioni i radhës

Kampionati Botëror 2025 në Formula 1 do të vazhdojë me Çmimin e Madh të Spanjës, etapën e nëntë të sezonit.

Gara do të mbahet me 66 xhiro në pistën Barcelona-Catalunya me një gjatësi prej 4,65 kilometrash në qytetin e Barcelonës. Xhirot e renditjes do të mbahen të shtunën në orën 16:00, ndërsa gara të dielën më 1 qershor në orën 15:00.

Deri më tani në sezon, piloti i McLaren, Oscar Piastri ka katër fitore, ndërsa shoku i skuadrës Lando Norris dhe kampioni i fundit piloti i Red Bull, Max Verstappen nga dy fitore.

Përpara Çmimit të Madh të Spanjës, pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe skuadrave janë si në vijim:

– Pilotët :

1. Oscar Piastri (Australi): 161 pikë

2. Lando Norris (Britani e Madhe): 158

3. Max Verstappen (Holandë): 136

4. George Russell (Britani e Madhe): 99

5. Charles Leclerc (Monako): 79

– Ekipet :

1. McLaren: 319

2. Mercedes: 147

3. Red Bull: 143

4. Ferrari: 142

5. Williams: 54