Mesazhi i SHBA dhe post 11 maji/ Neza: Amerika po aplikon një pozicion të ri ndaj Evropës dhe politikës botërore
Analisti, Sami Neza në një intervistë në Ora News u shpreh se SHBA po aplikon një pozicion të ri ndaj Europës por edhe ndaj estabilishmentit politik botëror.
Neza: Mesa duket në këtë rast është aplikimi i një pozicioni të ri të SHBA ndaj Evropës por edhe ndaj estabilishmentit politik botëror në fakt.
Një gjë të cilën e ka patur në targetin e tij edhe gjatë fushatës presidenciale por edhe më herët presidenti Trump.
Kjo çon në krijimin ose në ndërtimin e një infrastrukture marrëdhëniesh apo marrëveshjesh midis SHBA dhe vendeve të tjera, të cilat e kanë të nevojshme praninë amerikane qoftë si prani politike ose si suport politik, qoftë edhe si suport ushtarak.
Nga njëra anë Amerika promovon nevojën që secili vend të marrë përsipër angazhimet e veta dhe ti realizojë ato, ndërkohë që kërkon që prania amerikane të jetë pranë tyre nëse ata plotësojnë disa kritere të cilat përveç angazhimit të plotë të vendeve të tjera në raport me çështjet e mëdha globale apo me dilemat e mëdha globale ata duhet të kenë ndërkohë edhe një garanci për respektimin e qytetarëve.
