RIKTHIM 15-MINUTËSH/ Spiropali i ndërpret fjalën Berishës dhe mbyll seancën: "Perëndoi koha jote!" Kreu i PD-së: Cila kohë?

Ka përfunduar pas 15 minutash seanca plenare në Kuvend, e para që nga zgjedhjet e 11 majit.

Seanca u karakterizua nga tone të ashpra dhe akuza të ndërsjella mes kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.

Berisha akuzoi maxhorancën se ka manipuluar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit me ndihmën e karteleve të drogës dhe parave të ardhura nga bota e krimit.

Sali Berisha ishte i pari që mori fjalën në Kuvend këtë të enjte, e para seancë që pash shkëputjes së gjatë për zgjedhjet e 11 majit.

Teksa Berisha po fliste duke përsëritur se zgjedhjet ishin një “farsë”, fjala e kreut të PD u ndërpre pas përfundimit të kohës nga kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali.

Madje kjo e fundit, iu drejtua Berishës “koha juaj ka perënduar”.

Spiropali: Koha juaj ka mbaruar, ka perënduar

Berisha: Cila kohë? 

VIDEO - NDIQNI TE GJITHA PUNIMET E SOTME NE KUVEND