82 DEPUTETË JASHTË KUVENDIT TË RI! Pas shtatorit u rikthehen profesioneve të vjetra, ose analistë
Më shumë se 80 deputetë nuk do të jenë më në parlament duke nisur prej shtatorit. Pas rezultatit të 11 majit disa prej tyre thonë se do t'i rikthehen profesioneve të vjetra, e të tjerë do të jenë analist në studio. Megjithatë përballë kamerave ka dhe prej tyre që besojnë se janë të destinuar të jenë në politike, edhe pse jashtë kuvendit
Shumë prej deputetëve nuk do të jenë më në parlament në shtator. Në seancën e parë pas votimeve disa thonë se do jenë aktiv në politikë, e të tjerë do u rikthehen profesioneve të vjetra.
Nasip Naço tha se do t'i rikthehet avokatisë.
Ndërkohë Enkelejd Alibeaj nuk do të jetë në politikë, por pret nga media ta ftojnë në studio si analist.
Edona Bilali nga Shkodra komentoi spotin elektoral që u kritikua gjerësisht nga shoqëria dhe që ajo e fshiu brenda pak orësh.
Ndërkohë Merita Bakiu e Euroatlantike shprehu keqardhje që shqiptarët votuan Ramën dhe Berishën dhe jo Bashën.
Demokratja Andia Ulliri pavarësisht se nuk ka fituar mandatin nuk e ka humbur shpresën, pasi ajo pret interpretimet ligjore që thotë se duhet të jetë në parlament duke i hequr mandatin ish-prokurorit Arjan Ndoja.
Asnjë keqardhje nuk shprehu Monika Kryemadhi, e cila më herët ka thënë se do i përkushtohet kinematografisë.
Nga PS, Toni Gogu nuk mori dot mandatin, por beson se është i destinuar të qëndrojë në politikë
82 deputetë aktualë nuk do të jenë më në shtator kur edhe nis parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit

