Nuk arriti të merrte një mandat, Alibeaj: Dal me kokën lart, kam shumë mundësi të tjera
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Maj 2025, 13:24
Deputeti Enkelejd Alibeaj foli për gazetarët para nisjes së seancës plenare. Ai komentoi edhe mosarritjen e marrjes së një mandati në zgjedhje, ku tha se ikën me kokën lart.
Alibeaj: Unë dal me kokën lart, këta që ngelen këtu janë pazarxhinjtë, fitoi Rama dhe Berisha, humbën shqiptarët, preja e radhës është drejtësia. Unë asnjëherë nuk ia lë në dorë fatit, kam shumë mundësi të tjera, politikës aktive jo, asaj publike nëse ju më pranoni pse jo.