Berisha nxjerr pamjet: Faktojnë se patronazhisti që merr në dorë votën e diasporës, drejtohet direkt nga famëziu Taulant Begojaris

Lideri i opozitës Sali Berisha ka paraqitur para gazetarëve ato që ai i quan si faktet që sipas tij tregojnë manipulimin me patronazhistë të votimeve të diasporës.

Berisha: Sot këtu kemi sjellë disa foto dhe video, që faktojnë se patronazhisti është personi që merr në dorë votën e diasporës. I cili drejtohet direkt nga famëziu Taulant Begojaris. Ja ku e keni. Krenar njëri me tjetrin për krimin që kryejnë. Ja ku është. Votat në duart e partisë së krimit.

Ky është vetëm një episod, ose një dëshmi, një fakt. Ekzistojnë të tjera në të cilat votat e diasporës u shtetëzuan dhe u manipuluan në shkallën që deshi, partia e krimit. Në shkelje të plotë të kontratës, dhe sigurisht ka vetëm një konkluzion: këto zgjedhje nuk mund të njihen kurrë. Detyra themelore e çdo demokrati dhe demokrateje është, rikthimi i të drejtës së votës së lirë, largimi i Edi Ramës nga pushteti, qeveria teknike dhe vota e lirë.