Elidon Shehu: Pas 8 vitesh angazhim, dua të jem një zë për komunitetin e psikologëve

Elidon Shehu, kandidat për anëtar të Këshillit të Urdhrit të Psikologut, ishte i ftuar në emisionin Epiqendër të gazetares së Ora News, Sonila Musai.

Gjatë intervistës, Shehu ndau motivimin e tij për të qenë pjesë e strukturave drejtuese të Urdhrit.

Ai theksoi se kandidatura e tij është fryt i një angazhimi të vazhdueshëm dhe i mbështetjes që ka marrë nga kolegët ndërsa premtoi një qasje të hapur dhe përfshirëse, me synimin për të forcuar rolin e psikologut në shërbim të shoqërisë dhe për të kontribuar në një këshill më aktiv dhe të angazhuar.