Kuvendi rikthehet nesër pas zgjedhjeve, ja rendi i ditës së seancës plenare

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sërish në seancë plenare më 29 maj 2025, në orën 12:00, pas një periudhe pauze për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit. Seanca është thirrur në mbështetje të nenit 7, pika 6, dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit.

Në rendin e ditës të kësaj seance përfshihen:

Miratimi i procesverbalit të seancave plenare të datës 13 mars dhe 17 mars 2025.

Njoftime nga Kryetaria dhe administrata e Kuvendit.

Shërbimet e Kuvendit janë ngarkuar për publikimin e rendit të ditës, njoftimin elektronik të deputetëve dhe përgatitjen e dokumentacionit për shqyrtim.

Kjo seancë shënon rifillimin e veprimtarisë parlamentare në fazën e fundit të legjislaturës aktuale, ndërkohë që përgatitjet për nisjen e legjislaturës së re pritet të intensifikohen në javët në vijim.

Kuvendi rikthehet nesër pas zgjedhjeve, ja rendi i ditës së