Reagimi i ambasadës amerikane për zgjedhjet e 11 majit/ Vata: Mesazhi ishte shumë i qartë

Mirgit Vata, Kandidat i PS-së për deputet i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se mesazhi i ambasadës amerikane për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri ishte shumë i qartë.

Vata: Esenca është e njëjtë.

Po të marrësh edhe mesazhin e vitit 2021 por edhe mesazhin e sotshëm është pak a shumë i njëjtë.

Urojmë popullin pra edhe ne vitin 2021 ishte pak a shumë i njëjti mesazh.

Ky është një mesazh i qartë.

Besoj se ambasada amerikane priti deri në momentin sa u certifikuan në KQZ rezultati dhe dha këtë mesazh që lidhet kryesisht me vazhdimësinë e parteneritetit me Shqipërinë.

Urime populli i Shqipërisë, populli ka folur, pra kujt i referohet me populli?

Nuk e shikoj fare në sensin se duhej të ishte një mesazh shumë herë më i gjatë. Është shumë i qartë.