Duke pritur akuzën/ Meta në telefon me gazetarët: Me zor po pres gjyqin, SPAK i tha 83 mandate Ramës
Kreu i Partisë së Lirisë dhe ish-presidenti i Republikës, lir Meta i cili ndodhet në qeli ka komunikuar ditën e sotme përmes telefonit me gazetarët.
Në fjalën e tij ai tha se pritet që t’i komunikohet akuza dhe se nuk ka ndërmend që t’i nënshtrohet gjykimit të shkurtuar, teksa hodhi akuza ndaj SPAK-ut dhe kryeministrit Rama.
“Pas farsës kriminale zgjedhore, që nuk mund të ndodhte pa ndihmën e SPAK edhe me rrëmbimin tim në mënyrë kriminale më 21 tetor 2024, siç e panë të gjithë shqiptarët dhe e gjithë bota, përshëndes përfundimin e farsës hetimore të tejzgjatur nga SPAK për shkak të zgjedhjeve, të nisur që në dhjetor 2019 nga Altin Dumani.
Pres me padurim, nisjen e gjykimit të këtij procesi, i cili do të jetë publik dhe do të faktojë botërisht se SPAK-u që nuk shikon krimin intelektual të inceneratorit që nuk ekziston dhe që lëshon urdhër-arreste fiktive për terroristët zgjedhorë, duke i lajmëruar që të largohen, është vetëm një organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës, që me “Task Force” e saj anti-opozitë i dha atij një mandat të paligjshëm vetëm me qëllimin që të garantojnë mandate të përjetshme për veten e tyre.
Jemi të bindur në shpartallimin e plotë të kësaj farse kundër Ilir Metës si President i Partisë së Lirisë, por edhe si ish-President i Republikës, i cili provoi botërisht në Komisionin e Venecias dhe kudo tjetër, shndërrimin e Reformës në Drejtësi me 140 vota në Ramaformë me 69 vota.
