Ambasada e SHBA bën reagimin e parë për zgjedhjet e 11 majit: Presim të vazhdojmë partneritetin me Shqipërinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2025, 16:10
Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar për herë të parë në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke uruar popullin shqiptar.
Me anë të një postimi në Facebook, ambasada shkruan se presin të vazhdojnë partneritetin e ngushtë me Shqipërinë.
Postimi i Plotë:
Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë.
