''Më ka çuar baba me la gojën'', Çela: Mesazhi i ambasadës së SHBA-së për zgjedhjet, i ftohtë e i shkurtër
Genti Çela, Kandidat i PD-së për deputet i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se ka një diferencë të madhe midis dy mesazheve të ambasadës së SHBA të para 4 viteve dhe sot për zgjedhjet.
Çela: Qartazi kemi një diferencë të madhe midis dy mesazheve të para 4 viteve dhe sot.
Sot në fakt ambasada e SHBA duket sikur po themi sado pak në thonjëza e detyruar për një mesazh post zgjedhor.
Ndërkohë që rezultati ende nuk është çertifikuar.
Pritet jo vetëm çertifikimi i rezultatit por pritet edhe raporti i OSBE ODIHR, pritet edhe raporti përfundimtar i PD për çdo qark i detajuar me denoncimet tona, fakte, video e prova të gjalla të cilët së bashku kanë deformuar këtë rezultat.
Dhe që në fakt fatkeqësisht nuk kemi patur dot as këtë herë një palë zgjedhje të ndershme të lira.
Mesazhi i sotëm më kujton pak shprehjen ‘’Më ka çuar baba me la gojën’’.
Një mesazh i shkurtër, i ftohtë dhe diplomatik.
