Integrimi në BE dhe sfidat e qeverisë, Gjipali: Ja grup-kapitujt ku çalon Shqipëria dhe që vështirë të realizohen në 3 vite
Pak ditë më parë në Bruksel u mbajt Konferenca e pestë Ndërqeveritare për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Takimi shërbeu për të hapur negociatat me Shqipërinë për grup-kapitullin 3: “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse”.
Por cila është rëndësia e këtyre grup-kapitujve?
Për të kuptuar më shumë mbi këtë proces në një intervistë për “Ora News” Gledis Gjipali, drejtues i organizatës Lëvizja Europiane në Shqipëri theksoi se ky proces ka nisur prej shumë vitesh tashmë dhe daton nga viti 2001.
“Çelja e grup-kapitujve është një hap i rëndësishëm që nis procesin e hapjes së negociatave për grup-kapitujt të cilët janë brenda këtij grupimi, sepse kemi 6 grup-kapituj dhe për secilin prej tyre fillon të negociohet mbi atë çfarë ka bërë Shqipëria, çfarë niveli ka në përputhje me legjislacionin dhe standardet evropiane.
Dhe hapi tjetër një plan pune i qeverisë shqiptare se si do të arrijë përputhjen e plotë dhe afatet. Kjo ëhstë e rëndësishme sepse ndikon tek fondet dhe mbështetjen që BE-ja jep për Shqipërinë.
Pranda janë të rëndësishme hapjet e grup-kapitujve, se pa hapjen e tyre nuk është e mundur që të kemi një fokus të tillë.
Duhet thënë se procesi është shumë i vonuar që ka nisur që në vitin 2001, dhe ka pasur një sërë hapash të ngadaltë dhe kjo ka qenë për fajin tonë, por tashmë situata vitet e fundit kanë ndryshuar.
Ka një angazhim më të madh nga strukturat shtetërore, por ka pasu zhvillime të rëndësishme në kontekstin evropian se sa vetë Evropa e mbështet këtë proces.
Mbas luftës në Ukrainë kemi një rizgjim të procesti të zgjerimit dhe kjo e ndërthurur ka bërë që të kemi rezultatet sa i përket procesit të Shqipërisë.
Objektivi i qeverisë është ambicioz sa i përket përmbushjes së tyre në një afat prej 3 vitesh.
Ajo që vihet re është se ka më pak vëmendje tek grup-kapitujt e tjerë që janë të rëndëishëm, pra jo vetëm arsimi, shkenca, media, por e kam për grup-kapitujt e tjerë që pritet të hapen që kanë të bëjnë me mjedisin, infrastrukturën, me zhvillimi rural , e të gjitha këto janë çështje të rëndësishme dhe do të thosha që këtu çalojmë, pasi edhe administrata shtetërore nuk është e përgatitur për këto fusha.
Dhe bërja e reformave në një periudhë 3-vjeçare dhe pasja rezultat e tyre, pra që të vlerësohet nga Komisioni Evropian është shumë e vështirë dhe do të duhet të shikojmë një angazhim jashtëzakonisht të madh jo vetëm të administratës, por edhe të grupeve të interesit”, u shpreh ndër të tjera drejtuesi i EMA-s, Gledis Gjipali.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME GLEDIS GJIPALI


