Dedaj: Për herë të parë që prej 2009-ës, një mesazh i thatë nga ambasada e SHBA-së për zgjedhjet

Gazetari, Everest Dedaj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se SHBA ka interes për atë që ndodh në Shqipëri dhe se që nga viti 2009 për herë të parë ka një mesazh kaq të thatë të ambasadës amerikane për zgjedhjet.

Dedaj: Do ishte shumë e rëndë të thonim që ne jemi të parëndësishëm dhe populli shqiptar është bërë i parëndësishëm për SHBA.

Në të dy vitet e fundit kam qenë në takime qoftë në Kongres, në Senat.

Jam thellësisht i informuar dhe kanë interes më shumë se sa ne që mendojmë për Shqipërinë dhe realisht janë të informuar për atë që ndodh në Shqipëri.

Fatkeqësisht për herë të parë që prej vitit 2009 që unë ndjek zhvillimet politike për herë të parë ka një mesazh kaq të thatë të ambasadës amerikane që nuk është tipike sa i përket reagimit të ambasadës amerikane në raport me çështje të cilat janë shumë të rëndësishme për SHBA dhe për partnerët që janë në zgjedhje.

E kemi parë jo vetëm në Shqipëri por edhe në Ballkan që SHBA kanë me shumë interes zgjedhjet dhe padyshim edhe gjatë kohës së kësaj fushate ka pasur një vëmendje të shtuar jo ndërhyrëse të ambasadës amerikane për atë që po ndodh në 12 qarqet e vendit.