Farsa elektorale/ Berisha: Dje Toto Rina shqiptar takoi bashkëpunëtorët dhe i kërcënoi me Spakun si kërbaç

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, e cilësoi takimin e djeshm të kryeministrit Edi Rama si një shfaqje të pastër kriminale dhe kërcënuese për shoqërinë shqiptare.

Sipas tij, ky takim i ngjante një mbledhjeje të bosëve të mafies, duke akuzuar pjesëmarrësit si përfaqësues të bandave dhe karteleve të drogës.

Berisha theksoi se përmes këtij takimi, Rama synonte të shpaloste pushtetin e tij absolut mbi institucionet, përfshirë edhe SPAK-un. Ai paralelizoi këtë qasje me mënyrën e sundimit të Enver Hoxhës, duke ngritur shqetësimin për rikthimin e frikës dhe kontrollit politik

DEKLARATA E KRYEDEMOKRATIT SALI BERISHA

Farsa elektorale/ Berisha: Dje Toto Rina shqiptar takoi

Dje pasdite, siç e panë shqiptarët, u zhvillua para syve të tyre, një takim në të gjithë përmasat e tij, tiparen dhe frymën, sikur Toto Rina takonte bashkëpunëtorët e tij.

Ky takim, në të cilin nga analiza e fytyrave, ju nuk do gjeni dot asnjë buzëqeshje, asnjë lëvizje koke, asnjë reagim, sikur të ishte një takim mortor, dhe i tillë ishte festa e farsës elektorale.

Ky takim me narkodeputetët e tij, me përfaqësuesit e bandave më të rrezikshme të Shqipërisë, rajonit dhe Europës, karteleve të drogës, kartelit Troplini, Arkend Ballën, Ani Dyrmishin, Drazhin, etj, Sara Milen dhe grupin e kartelit të Elbasanit, përfaqësuesit e Shytëve, Julianit të Pashakos, Renato Salihit dhe Arben Qimes, përkatësisht Klosi, tezaku apo jotezaku, kush i merr vesh ato, i Belindës, Klodian Jahja, Koreshi dhe përfaqësues të tjerë të Bajrëve, të Tukut, përkatësisht Shkodër dhe Lezhë,

Tërmet Peqëve dhe shumë përfaqësuesve të tjerë të botës së krimit. Në këtë takim, Edi Rama u tha shqiptarëve se kërbaçi i tij është Spaku. Lëvizët, po deshët, u tha atyre, ja ku e keni Spakun që është në duart e mia, duke e ditur se ata janë një seri përfaqësuesish të krimit.

Ai Spakun nuk ua tregoi vetëm atyre, por padronëve të tyre të vërtetë që i nxorën në lista. Edhe Enver Hoxha një takim të tillë kërcënues vështirë se do ta arrinte.

Ai foli për Altinin, njëlloj si Enveri për Arianitin. Pra, shqiptarët mësuan se farsa elektorale prodhoi një narkoparlament, i cili nisi ditën mbledhjen pa hyrë akoma në sallë, duke vishkulluar me Spakun si kamxhik të tij.

Për sa u përket etiketave që përdori Edi Rama, unë i them kaq, që e ka futur vendin në një fazë të re si kurrë më parë në 32 vite.

Dhe e garantoj se mijëra, mijëra shqiptarë, që e kanë tashmë të qartë se kanë tek Edi Rama armikun e betuar të votës së lirë, nuk do ia falin atij kurrë këtë farsë elektorale.

Sikundër shpreh bindjen dhe besimin tim se raporti i komunitetit ndërkombëtar, kundër të cilit Edi Rama po paguan shuma të jashtëzakonshme për ta ndryshuar, telefonata të pafundme, por nuk do t’ia arrijë.

Raporti do të jetë pasqyra më e vërtetë e kësaj farse, për të cilën edhe njëherë, fjalën do e kenë shqiptarët. Ka vetëm një rrugë, largimin e Edi Ramës, qeveri teknike dhe përsëritjen e zgjedhjeve.

Asnjë alternativë tjetër nuk shpëton shqiptarët nga farsa elektorale e instaluar në Shqipëri. Këtu do shihni fytyrën e Blendi Gonxhes. Ja, ky Xhabafti, përfaqësues i organizatës... Xhabaftët me akreditime false në qendrat e votimit në Vorë.

Se janë një bandë këta, nja tre-katër janë Xhabaftë, pastaj kanë të tjerët rreth tyre. Albana Vokshi po mbron qytetarët nga një bandë e rrezikshme. A e patë akreditimin atij? Tjetër, banda e tërë në oborr. Të gjitha, urdhëroni zgjedhjet...

Gazetarja me guxim e demaskon, e nxjerr mashtrues, tregon se ai është xhandar aty, xhandar i zgjedhësve. Ai ka votuar, nuk ka lidhje me votimin, përveçse me policimin e votuesve.

Bandat e armatosura kanë dërguar Shytët në afërsi të qendrave të votimit në Lushnje.

Mercenarë të marrë nga veriu apo nga Kosova, kush e merr vesh se çfarë ishin, pasi kanë futur në listë një vajzë që është e zgjedhura e tyre, pastaj kanë punuar për Ceno Klosin, Koreshin, Klodian Lahjen.

Aktiv në krim, Julian Sula apo Juliani i Pashakos, i njohur për krimet e tij. Po kështu, Arben Qimja, Belinda Balluku e shpall në kërkim në mënyrë që ta detyrojë kur të ishte në kërkim të punojë për kandidatët e PS.

Renato Salihi apo Renato Çami, ai punoi intensivisht për Ceno Klosin dhe Klodian Lahjen. Këto ishin pra... sepse këto janë të filmuara, kurse banda e Shytëve, e armatosur në afërsi të qendrave të votimit duke terrorizuar votuesit.

Fytyra e vërtetë e këtyre zgjedhjeve ishte krimi. Askush nuk mund ta fshehë.